Urimi i Dj Vicky-t për partneren e tij është aq “i çmendur” sa ai vetë: “Edhe sa do më durosh?”

Besojmë se Dj Vicky është tashmë i preferuari juaj, sidomos pas performancave të tij aq për të qeshur në telenovelën muzikore të tij dhe Flori Mumajesit, “Nallane”. Por le të harrojmë për pak muzikën dhe të kthehemi te jeta personale e Vicky-t.

Dj i njohur prej muajsh tashmë së bashku me partneren e tij Amandën janë në pritje të fëmijës së tyre të parë dhe shumë shpejt do të bëhen prindër.

Vicky, i çmendur siç është ai, ka bërë një urim shumë të lezetshëm sot në Instagram për ditëlindjen e Amandës, dashurisë së tij prej shumë vitesh. “Gjysma e jetës të shkoi me mua, edhe sa do më durosh? Gëzuar ditëlindjen jetë!” – ka përfunduar ai./BS

Image

Be the first to comment

Leave a Reply