Kur Kim e kuptoi që Kanye është i duhuri për të?

Kim Kardashian ka zbuluar jo pak nga zakonet e saj, duke shfaqur një anë tjetër të karakterit. Në website-n personal të Kim, kjo e fundit ka vendosur të ndajë me fansat 20 fakte të patreguara më parë, në mënyrë që figura e saj të tejkalojë thjesht të qenurit personazh i “Keeping Up With The Kardashians”.

Mëngjesi i Kim nis me kërrcitjen e gishtave, një ves të cilin e ka prej kohësh tashmë. Zbulon se ka gjashtë pirsing dhe një njollë në lëkurë, e cila i përsëritet herë pas here. Kardashian fle me sytë gjysmë të hapur, dhe kjo tmerron shumicën e njerëzve që e kanë parë, sipas saj. Urren specat, mustardën dhe djathin blu, ashtu sikurse merr gjithmonë një jastëk dhe çarçaf me vete kudo që shkon. Dhe mes gjithçkaje tjetër që rrëfen, Kim zbulon dhe një detaj të rëndësishëm: kur e ka kuptuar që Kanye ishte i duhuri për të? “Unë preferoj që dhoma ime e gjumit të jetë vetëm e ngrohtë. Kur fjeta për herë të parë tek Kanye, vura re që ai ndizte të ngrohtin në dhomë dhe në atë çast e kuptova se ne ishim bërë për njëri-tjetrin”, ka rrëfyer ndër të tjera, bashkëshortja e West. Me pak fjalë, Kardashian e ka zgjedhur të shoqin falë temperaturës së ambjentin. Interesante…/BS

Be the first to comment

Leave a Reply