Festojnë tri vite martesë, Lyrical Son i dedikon fjalë zemre bashkëshortes për përvjetor

Reperi i njohur Lyrical Son, është një ndër reperët më të pëlqyer të publikut shqiptar.

Përveç se i suksesshëm në muzikë, ai është shumë i përkushtuar edhe në familje, si një baba dhe bashkëshort i shkëlqyer.

Se është i tillë, këtë gjë e ka vërtetuar edhe përmes fotografisë së fundit të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Sot (e shtunë), reperi i njohru dhe bashkëshortja e tij Gresa festojnë tre vjetorin e martesës, ndërsa me këtë rast, Lyrical Son u kujdes që të publikojë një fotografi shumë të veçantë të çifitt, bashkëngjitur me një dedikim për gruan e tij.

“Urime 3 vjetori i martesës zemër… Ishalla jemi bashkë gjithmonë, me shëndet, familje, dashuri dhe të gjitha të mirat e kësaj bote. Të don iKuqi”(sic.), ka shkruar reperi në Instagram.

Çifti i dhanë fund beqarisë më datë 19 gusht 2014 në një dasmë madhështore në Prishtinë, dhe kanë së bashku një vajzë të quajtur Eva. /BS

Be the first to comment

Leave a Reply