Ronaldo i gatshëm për Champions, turpëron dy lojtarë në stërvitje (Video)

Ronaldo ka turpëruar Llorenten dhe Vasquezin në stërvitje para ndeshjes me Apoelin në Ligën e Kampionëve.

Pas afro një muaji, Cristiano Ronaldo do të rikthehet të luajë një ndeshje zyrtare me Real Madridin.

Katër herë fituesi i “Topit të Artë” duket se është në formë të lartë dhe i gatshëm të rikthehet në fushë me “Los Blancos”.

Në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Apoelin në Champions League, portugezi ka bërë një lëvizje fantastike duke i qitur nga loja Marcos Llorenten dhe Lucas Vasquezin, për të shënuar më pas gol.

CR7 duket i etur për rikthimin në fushë dhe edhe Zinedine Zidane e konfirmoi se portugezi mezi pretë të luajë dhe të ndihmojë skuadrën, që ka regjistruar dy barazime me radhë në La Liga në mungesë të Cristianos.

 

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply