Derbi i Londrës mbyllet pa fitues

Chelsea dhe Arsenali kanë barazuar 0:0 në “Stamford Bridge”.

Derbi i Londrës mes Chelseat e Arsenalit i zhvilluar në “Stamford Bridge”, është mbyllur pa fitues, 0:0.

Dyja skuadrat kishin rastet e veta përgjatë 90 minutave, madje Shkodran Mustafi edhe realizoi për “Topçinjtë”, por goli nuk vlejti pasi shqiptari ishte në pozitë jashtë loje.

Pas këtij barazimi, Chelsea renditet në pozitën e tretë me 10 pikë, tri më pak se lideri Manchester City, ndërsa Arsenali pozicionohet në vendin e 12’të me shtatë pikë.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply