Shënohet viktima e parë nga fruthi në Kosovë, ‘alarmojnë’ mjekët

Sot është shënuar viktima e parë në Kosovë nga sëmundja epidemike fruthi,  dhe rreziku që të ketë viktima të reja është shumë i madh, kështu ka thënë për Gazeta Blic drejtori i Klinikës Infektive Hamdi Ramadani.

Ramadani ka folur edhe për viktimën e parë nga sëmundja epidemike fruthi.

“Sot ka humbur jetën një fëmijë nga Fushë Kosova, ai fëmijë vinte nga një familje ku  të gjithë ishin të prekur nga fruthi, ai fëmijë ka marrë  ndihmë maksimale nga mjekët  por që në pranim ka qenë në gjendje të rëndë, po ashtu edhe dy fëmijë nga kjo familje janë në gjendje të rëndë, fëmija ishte i pa vaksinuar, dhe i keq ushqyer”, tha Ramadani.

Ramadani tha se deri më tash mbi 100 raste janë pranuar në Klinikën Infektive të prekur nga epidemia e fruthit, dhe 20 prej tyre janë duke u mjekuar në këtë klinikë.

“Ne e kemi një sëmundje epidemike të fruthit që nga qershori, e deri më sot po vazhdon ende fluksi i të sëmurëve që po pranohen dhe të trajtohen në këtë klinikë dhe numri është i madh mbi 100 raste që janë të shtrire dhe që po trajtohen,  për momentin ne jemi duke i mjekuar 20 raste, rastet tjera i kemi lëshuar që të shkojnë në shtëpi sepse janë ne gjendje të mire shëndetësore, ndërsa në  këto 20 raste disa prej tyre janë në gjendje te keqe , dy fëmije dhe një person i rritur në moshën 37 vjeçar”, deklaroi ai.

Ramadani këshilloi se çdo qytetar duhet të vaksinohet, dhe nxënësit  duhet të mos shkojnë në shkolla deri sa të është kjo gjendje.

“Vaksinimi i popullatës kundër fruthit është i obligueshëm , dhe për momentin duhet të ndalen lëvizjet e nxënësve nëpër shkolla, deri sa të kaloj epidemia dhe kush i vëren simptomat e para duhet urgjentisht të shkojë të mjeku”, përfundoi Ramadani.

Sëmundja epidemike fruthi ka marrë përmasa të mëdha kohëve të fundit në Kosovë.

Be the first to comment

Leave a Reply