Përparime pozitive në bisedimet mes Ozilit dhe Arsenalit

Mesut Ozil mund të mbetet edhe për disa vjet në radhët e skuadrës së Arsenalit.

Kështu së paku ka pohuar se agjenti i mesfushorit, Erkut Sogut, i cili ka pohuar se ka përparime në bisedimet për vazhdimin e kontratës.

Kjo e fundit lojtarit turko-gjerman i përfundon gjatë muajit qershor të vitit të ardhshëm dhe për shërbimet e Ozilit kanë shfaqur interesim shumë klube evropiane.

“Ozil ndihet e kënaqur me interesimin e Besiktasit, por ende s’kemi diçka zyrtare. Por, lojtari dëshiron të mbetet edhe dy apo tri vite në Ligën Premier. Për këtë bisedimet me Arsenalin po vazhdojnë dhe ka përparime”, tha Sogut.

 

Ndryshe, për shërbimet e 28-vjeçarit kanë shprehur interesim Inter, Barcelona, PSG dhe shumë klube.

Ozil ka pasur problem shumë lëndime kohët e fundit, e cila këtë sezon ka bërë që të ketë vetëm pesë paraqitje për Gunners.

Kujtojmë se Ozil u transferua te skuadra londineze në vitin 2013 nga Real Madridi, ndërsa deri më tani ka realizuar 23 gola në 119 paraqitje.

Be the first to comment

Leave a Reply