Arrestohet “bosi i mafias” shqiptare që kërcënoi prokurorët (Emri)

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës.

Sipas të dhënave të para nga Policia lokale: Në pranga është vënë Durim Keçi, i dënuar me burg në shtetin fqinjë për disa akuza, mes tyre trafik droge e prostitucion.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Keçi lëvizte me një automjet, në të cilin iu gjet një armë zjarri pa leje.

Mafiozi

Në Itali, 40-vjeçari konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm të mafies shqiptare.

Madje, gjatë një seance gjyqësore, Durim Keçi, i cili ka përdorur edhe emrin Gëzim Hajidini, ka kërcënuar prokurorët e Antimafias italiane.

Duke parë nga prokurorët Francesca Nanni dhe Silvio Franz, ai tha: Atyre të dyve do ti bëja të ma paguanin shtrenjtë!

Në vitin 2006 në Itali, ka qenë i pandehur në një proces gjyqësor, por lirohet nga qelia për një gabim burokratik dhe ndaj tij vendoset një masë më e zbutuar sigurie. Nga masa e arrestit më burg, lihet në detyrim paraqitje dhe kështu arratiset.

Be the first to comment

Leave a Reply