Labinot Tahiri tregon se a do të largohet nga AKR, ka disa fjalë për Pacollin

Nënkryetari i AKR-së, Labinot Tahiri, mohon se do të largohet nga kjo parti. Thotë se këtë nuk mund t’ia bëjë Presidentit të partisë së tij Behgjet Pacolli.

Ky reagim i deputetit Labinot Tahiri vjen pas një statusi që ky i fundit bëri në Facebook, ku bënte një paralajmërim për të ardhmen e tij.

Por, Tahiri përmes një videoje në rrjetin social Facebook thotë se nuk është ai që ia bën këtë Pacollit, pasi sqaron se ai ndaj tij është mirënjohës.

“Nuk jam unë ai që ja boj këtë Pacollit sa çel e mshel sytë sepse unë jam mirënjohës dhe nuk e bëj këtë, ne po e presim Behgjetin dhe po presim ta përmbyllim fushatën”, shprehet ai.

Be the first to comment

Leave a Reply