Koha kur Adela dhe Bjordi i këndonin dashurisë në ‘Kënga Magjike’

Adelajda Xhamani sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë duke lënë pas vetes dhimje dhe dashuri të pafundme tek ata që e njihnin.

Adela, e cila u bë e njohur në shoun televiziv ‘Big Brother Albania’ edhe muzikën e kishte pasion.

Lidhja e saj dhe e Bjordit ishte komentuar atëherë kur ishin bashkë por edhe sot kur ai reagoi me emocion pas vdekjes së saj pavarësisht se në krahët e tij tani ka një femër tjetër.

Bjordi dhe ajo në vitin 2010 kanë qenë pjesëmarrës në ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Nuk betohem dot’ e cila dëgjohet edhe sot me ëndje nga publiku.

Kënga ishte një baladë e realizuar me muzikë dhe tekst të Pirro Çakos, kurse orkestrimin e kishte bërë Darko Dimitrov./BS

Be the first to comment

Leave a Reply