Pacolli e lë në gjysmë punën që ia ka dhënë Haradinaj: Demarkacioni s’mund të ringeciohet

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli sot ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku nga kryetarja e këtij komisioni Vjosa Osmani është pyetur për çështjen e Demarkacionit dhe me tërheqjen e Kosovës nga aplikimi për Interpol dhe UNESCO.

Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli tha se ka përgatitur një raport të gjerë për punën dy mujore në MPJ. “Demarkacioni është një temë që rëndon politikën e brendshme, marrëdhëniet Kosovës me Malin e  Zi që ka një fqinjësi të mirë. Kam vizituar Malin e Zi, qëndrimi i tyre është i pa luhatur dhe është një shtet që lobon për Kosovën me një zë të lartë. Parlamanti i Malit të Zi nuk është funksional tash e nië vjet dhe kur flitet për demarkacionin ata presin që ta kenë një diskutim të zhurmshëm në Parlament”, theksoi Pacolli, duke shtuar se Mali i zi ka një qasje të drejtë ndaj Kosovës.

Sipas tij, Demarkacioni nuk duhet të ndërlidhet me marrëdhëniet e mira që ka Kosova me Malin e Zi.

Pacoli tha se ajo marrëveshje nuk ka mundësi të rinegociohet ngase kanë kaluar të gjitha procedurat në Mal të Zi.

“’Demarkacioni për ne është çështje e mbyllur’, këtë e kam dëgjuar në secilin takim që e kam pasur në Mal të Zi, dhe kjo temë për ta është humbje kohe”, tha Pacolli.

Ministri tregoi se kryeministri Haradinaj ka caktuar Komisionin kufitar dhe mbetet që të sillen faktet e reja për vijën kufitare më Malin e Zi.

Sipas tij, nëse nuk ka fakte të forta, është e vështirë të mbrohet qëndrimi kosovar.

Pacolli tha se çështja e demarkacionit është ndërkombëtarizuar aq shumë sa që është vështirë të punohet në favor të Kosovës.

Pacolli ka treguar edhe për vizitën në Bruksel, ku i është kërkuar përfundimi i kësaj teme, Demarkacioni. Sipas tij, Kosova një obligim që është pjesë e NATO dhe është mirë që Demarkacioni të kalojë  në Parlament.

Pacolli duke folur për UNESCO tha se më  2 shtator është dashur që Kosova të aplikojë për UNESCO dhe kjo nuk ka ndodhur, që për të është shqetësuese .

Be the first to comment

Leave a Reply