Dalldisen mediat serbe: Përveç Surinamit e Çekisë edhe këto dy shtete po tërheqen nga njohja e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka publikuar një listë të përditësuar të vendeve që kanë njohur Kosovën, njoftoi të premten “Tanjug”.

Agjencia citoi të përditshmen Koha Ditore, e cila shkruan se Nigeria dhe Uganda janë hequr nga lista – dhe se Prishtina kurrë nuk ka marrë shënimet e tyre zyrtare të njohjes.

Këto njohje të dyshuara u njoftuan në vitin 2011 dhe 2012 nga Behgjet Pacollli, i cili tani shërben si ministër i jashtëm i Kosovës. Kjo po ndodhte gjatë mandatit të dytë të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, raporton “b92”

Pacolli po njoftonte gjithashtu njohjen e Malit, por ai vend nuk u përfshi kurrë në listën zyrtare.

Të enjten, gazeta tha se nëntë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk e di saktë se sa vende kanë njohur “shtetësinë” e saj.

E gjithë kjo vjen pasi Surinami ka njoftuar Serbinë se po e revokonte njohjen e Kosovës./Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply