”Ëndërroj sikur jam në varr” Zbuloni fobitë e VIP-ave shqiptarë

Të gjithë kemi nje fobi, duam apo s’duam ta pranojmë. Shpesh herë na ndodh të përballemi me frikërat tona dhe vështirë se mund t’i mposhtim.

Por cilat janë fobitë e VIP-ave? Frikërat më të mëdha të personazheve publike janë njësoj edhe si në disa ‘tmerrohen’ nga insekte, vende të mbyllura, lartësi, etj… Më poshtë do mund të lexoni disa nga fobitë e personazheve VIP shqiptare.

Aurela Gaçe – Ajo është aq e dashur për të gjithë dhe aq pranë fansave, sa shpesh na duket sikur dimë çdo gjë për të. Por kohët e fundit kemi mësuar edhe diçka të re për të. Aurela Gaçe i ka shumë frikë qentë, sidomos nëse ata lehin. Këtë detaj artistja e dhjetëra çmimeve e ka zbuluar për teleshikuesit kur ishte e ftuar në programin e Gjebreas.

Eranda Libohova – Në fakt një këngëtare aq e kërkuar sa Eranda, është e vështirë të mendosh se ka fobi avionin dhe nuk udhëton me të. Por është e vërtetë. Ka shumë kohë që këngëtarja ka frikë të udhëtojë me avion, që prej një incidenti të hershëm që i ka ndodhur.

Olti Curri – Gazetari i njohur ka fobi nga lartësitë. Dhe sigurisht kur kërkojmë një përgjigje nga Olti, nuk mund të mungojë edhe ironia: “Kam frikë edhe nga idiotët, shumë fare”, – thotë Curri.

Manjola Nallbani – Këngëtarja e dashur nga të gjithë duket se ka fobi insektet, veçanërisht merimangat. Në fakt nuk është aspak e çuditshme pasi shumë njerëz kanë frikë nga insektet.

Sonila Meço – Gazetarja e njohur ka frikë nga errësira, madje më parë është shprehur se edhe pse natën është më produktive, preferon të punojë me të gjitha dritat e ndezura.

Albana Osmani – “Kam fobi karkalecat. I kam aq fobi, sa më bie të fikët nëse ndonjëri prej tyre më hidhet, sidomos ata me ngjyrë jeshile… bahh tmerrr!”, – ka thënë Osmani në një prej intervistave dhënë vite më parë. Prezantuesja bukuroshe ka vështirësi gjatë sezonit të verës, kur karkalecat pushtojnë vendin.

Dafina Zeqiri – Frika më e madhe për të është të humbasë zërin, duke kujtuar shpesh se çfarë i ndodhi këngëtares britanike Adele disa vite më parë, që pati probleme me zërin. Shpresojmë që kjo të mos i ndodhë asnjëherë Duffy-t, pasi është një nga këngëtaret shqiptare më të talentuara dhe më me stil, shkruan revistawho.com.

Almeda Abazi – Ish-Miss-i shqiptar është shprehur më parë se ka fobi insektet në përgjithësi, e sidomos merimangat.

Rovena Dilo – Këngëtarja e njohur ka fobi nga vendet e mbyllura. Madje shpesh i ndodh të zgjohet plot ankth, pas një ëndrre të tmerrshme sikur ndodhet e mbyllur në një varr. Vërtet e frikshme!

Genta Ismajli – “Lartësitë dhe insektet më ngjallin shumë frikë”. Kështu është shprehur disa vite më parë një nga këngëtaret më energjike të skenës sonë.

Alketa Vejsiu – E ftuar në ‘Xing me Ermalin’, moderatorja e suksesshme Alketa Vejsiu është shprehur se ka fobi ashensorët. Shumë vite më parë Alketa ka mbetur brenda në ashensor. “Prej asaj kohe jam gati të bëj dhe 20 kate në këmbë, vetëm që mos të hipi në ashensor”, – shtoi ajo.

Arian Çani – “Kam fobi nga merimangat, sepse nuk ua shoh asnjëherë fytyrën”, – kështu ka thënë për ‘Mapo’-­n moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani. Prezenca e tyre siç kuptohet nga përgjigjja, e tmerron Çanin.

Be the first to comment

Leave a Reply