Tragjike: Bien në humnerë, humbin jetën dy alpinistë në Maqedoni

Mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta, në pjesën maqedonase të Malit Kajmakçalan kanë vdekur dy alpinistë. Sipas informatave të policisë, bëhet fjalë për një vajzë 25 vjeçe me inicialet K.V. dhe një djalë 35 vjeçar A.M. nga Maqedonia, të cilët janë ngjitur në mal në një grup alpinistësh prej 50 personave, por janë larguar nga grupi dhe e kanë humbur rrugën.

Kjo ishte fatale për ta pasi që duke u endur sipas informatave nga mediat greke, ata kanë rënë në humnerë. Pjesëtarë të këtij grupi të alpinistëve kishin paraqitur rastin në policinë e Manastirit dhe në atë moment policia e Maqedonisë ua ka gjurmuar celularët dhe ka kapur sinjal 100 metra jashtë territorit të Maqedonisë, në pjesën Greke të malit Nixhe, raporton Tv21.tv

Në vendin ku janë gjetur të vdekur dy alpinistët ka pasur ekipe të shpëtimit dhe zjarrfikës, por terreni ka qenë i paarritshëm andaj aksioni për shpëtim i palës greke dhe asaj maqedonase ka vazhduar edhe sot.

Sot zjarrfikësit, ekipet e drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe policia nxorrën trupat e pajetë të aplinistëve dhe në mesdita ato janë dërguar në qendrën e skijimit për të konstatuar vdekjen nga ekipet e ndihmës së shpejtë.

Be the first to comment

Leave a Reply