Sulmi i Krasniqit ndaj Shpend Ahmetit pas vendimit për dorëheqje

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi ka reaguar pas dorëheqjes së kryetarit të Prishtinës nga kjo Lëvizje

Krasniqi, i cili njëherësh është edhe bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, ka shkruar se ‘mafia po e rimerr Prishtinën’.

‘Pas 4 vitesh ballafaqim Mafia rimerr Prishtinën’, ka shkruar ai në Facebook.

Në mandatin e parë si kryetar i Prishtinës, Ahmeti e kishte emëruar Krasniqin si drejtor të Kompanisë Rajonale të Pastrimit, por ai kurrë nuk e mori atë detyrë për shkak të problemeve me bordin e aksionarëve. shkruan Periskopi.

Krasniqi vazhdon të jetë përkrahës i grupit të kryetarit të VV’së, Albin Kurti, teksa shpeshherë sulmoi të pakënaqurit që dhanë dorëheqje.

Be the first to comment

Leave a Reply