Atletico humbet por kualifikohet në gjysmëfinale të Europa Ligës

Djemtë e Diego Simeones e kanë siguruar gjysmëfinalen në Europa Ligë, pasi që kanë mposhtur Sportingun në Europa Ligë

Më shumë vështirësi por me në fund ja dolën.

Atletico Madrid ka kaluar në gjysmëfinale të Europa Ligës falë rezultatit pozitivë që kishte në Madrid dy javë më parë ku fitoi me rezultat 2-0.

Në pjesën e parë, Sportingu ishte shumë i mirë dhe po mos të ishte Oblak që shpëtoi disa gola të sigurt Atletico do të ishte eliminuar sonte.

Megjithatë goli i parë erdhi në minutën e 28’të për Sportingun ku shënoi Monteros.

Në pjesën e dytë nuk kishte gola dhe kjo fitore e Sporting mbeti në fund humbje për shkak se ishte Atletico që kaloi tutje për në gjysmëfinale të Europa Ligës.

Be the first to comment

Leave a Reply