Mbretërit e Evropës

Ronaldo nuk luajti në vikendin që lamë pas, por vazhdon të jetë i pari në Evropë sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat, me 41 rrjeta. Pas tij renditen Salah me 40 e Messi me 39.

Pothuajse për një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në Evropë duke regjistruar shifra të pabesueshme dhe duke e mbyllur vitin me më shumë se 50, 60 gola, derisa Leo kishte shkuar edhe në 73 finalizime në të gjitha garat në një edicion (2011/12), rekord historik ky, shkruan Gazeta Express.

Këtë edicion, fituesit e 10 Topave të Artë (dytë nga 5) janë duke hasur në vështirësi që të shkëputën nga të tjerët, por vazhdojnë të jenë aty, në maje…

Cristiano Ronaldo, që nuk luajti këtë vikend, ka mbetur i pari me 41 finalizime këtë edicion në vetëm 38 ndeshje, pas tij renditet Mohames Salah pas golit në vikend me 40 rrjeta, kurse Lionel Messi me 39, nuk shënoi kundër Valencias.

Golashënuesit më të mirë në Evropë:

1. Cristiano Ronaldo – 40 paraqitje, 41 gola, 8 assiste
2. Mohamed Salah – 45 paraqitje, 40 gola, 11 assiste
3. Lionel Messi – 48 paraqitje, 39 gola, 14 assiste
4. Ciro Immobile – 38
5. Harry Kane – 36
6. Robert Lewandowski – 36
7. Edinson Cavani – 35
8. Sergio Aguero – 30
9. Neymar – 29

Be the first to comment

Leave a Reply