Kjo është aktivistja 24-vjeçare e VV-së që vdiq mbrëmë (Foto)

Ka vdekur në moshë të re  aktivistja e Vetëvendosjes nga qyteti i Gjakovës, Nita Rexha.

Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet Facebook-ut aktivistja tjetër nga Gjakova, Mimoza Shala.

Sipas saj Nita Rexha ka vdekur pas një aksidenti të rëndë.

“Pas një aksidenti të rende, vdiq Nita Rexha në moshën 24 vjeçare. Nita ishte edhe aktiviste e Levizjes VETËVENDOSJE! Varrimi bëhet sot në ora 17:00”, ka shkruar shkurt Shala ën faqen e saj të Facebook.

Nuk dihet se kur ka ndodhur ky aksident.

Ndërkohë deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci ka shprehur dhimbjen e saj për ndarjen nga jetë të 24-vjeçares.

Be the first to comment

Leave a Reply