Në klip doli me skena joshëse, “katilja e Majkut” rrëfen historinë e dhimbshme

Që kur filloi të bëhej pjesë e klipeve shqiptare, emri i saj u lakua mjaft shumë në mediat rozë

Flasim për bukuroshen, Valbona Bajraktari e cila u bë edhe më shumë e njohur kur u shfaq tek klipi i reperit Majk “Katile”, shkruan GazetaBlic.

Ndonëse, e veshur me bikini e me skena mjaft joshëse në klip, ajo në kohën kur doli kënga u komentua shumë.

Por, jashtë ekranit jeta e saj është vërtetë e dhimbshme!

Në një postim të bërë në Instagram, ajo ka bërë një dedikim prekës për dy prindërit e saj tashmë të ndjerë.

“Për dy dashuritë e mija të pa zëvendësueshme! Nënë dhe babi, ju me të vërtetë ishit dy njerëzit me dashurinë më të sinqertë për mua. Fjalët e juaja nuk harrohen kurrë, janë frymëzim për mua. Vitet po kalojnë por dashuria që kam për ju dy sa vijë e shtohet më shumë. Ah moj nënë, sikur të ishe gjallë dhe të më shikoje që unë kam arritur aty ku ti ke pasur dëshirë. Nënë lute Zotin, të lutem që të na takojë prap së bashku, mu ty dhe babin në xhehnet! Nënë dhe babi ju dua deri në frymën e fundit!” ka shkruar ajo në postimin e bërë në Instagram.

Be the first to comment

Leave a Reply