Sot shkoi ta vizitojë, dikur Haradinaj e quante ‘qen’ Isa Mustafën (Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në shtëpinë e ish-kryeministrit dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.

Me lule në duar, Haradinaj ka vendosur që pas disa javësh, nga kthimi i Mustafës nga Gjermania, ku kishte qenë për shërim, ta vizitojë atë.

Mirëpo, për dallim nga mandati i kaluar, tashmë kanë ndryshuar rolet. Në qeverisjen e kaluar, Mustafa mbante postin, që sot e mban Haradinaj, atë të kryeministrit.

Në atë kohë, Haradinaj kishte qenë deputet i Kuvendit dhe kryetar i AAK-së, por që shpesh herë ka ditur që ta ofendojë tashmë liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Në kohën sa Mustafa udhëheqte me qeverinë, diskutim i nxehtë bëhej për dy tema: Demarkacionin dhe Asociacionin. raporton Insajderi.

Në një moment, Haradinaj u nervozua pas pengimin që ia bënë sigurimi i Kuvendit, për futjen e peticionit, të cilin qytetarët e vendit e kishin nënshkruar për anulimin e marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi dhe Aociacionin e Komunave Serbe.

Në një moment nervozizmi Haradinaj i thotë sigurimit të Kuvendit: shko thirrne atë Isë qenin, a boni diçka.

Por, ky nuk është momenti i vetëm ku Haradinaj përdor fjalë fyese ndaj Mustafës. Në një intervistë televizive, Haradinaj në pozitën e liderit të një partie opozitare, e krahason kryeministrin e atëhershëm me kafsht. Thotë se Isën (Mustafa), po e tërheqin për kërrpeshi (konop për kafshë).

“Kjo është një dëshmi që Qeveria e Isa Mustafës është e dëmshme. Isa Mustafa është i dëmshëm për Kosovën, ai nuk ka fuqi as kredit me thanë as PO as JO. Atë janë duke e tërhequr për kërpeshi”, kishte thënë Haradinaj për Mustafën.

Replika të tjera ndërmjet këtyre të dyve kishte pasur vazhdimisht, deri në 2017, kur bie qeveria Mustafa dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme

Momenti kur Haradinaj e ofendon Isa Mustafën:

Be the first to comment

Leave a Reply