Djali i Marcelos bëhet hit në rrjetet sociale, do t’ju lërë gojëhapur me talentin tij

Marcelo i ka çmendur rrjetet sociale pasi shpërndau një video të birit të vet duke e kompletuar një sfidë mbresëlënëse në dhomat e zhveshjes së Real Madridit

Mbrojtësi brazilian i Realit e shpërndau videon e të birit Enzos në Twitter, në të cilin djaloshi i ri shihet duke marrë pjesë në një sfidë të goditjes së topit me kokë në dhomat e zhveshjes së Real Madridit.

Në këtë sfidë, djaloshi e pason topin me kokë të secili lojtar i Realit në dhomën e zhveshjes, para se ta fusë atë në një shportë në fund të dhomës.

Ai korr sukses mbresëlënës në këtë sfidë, duke e futur topin në shportë, dhe duke i emocionuar dhe bërë të festojnë lojtarët e Madridit, përfshirë kapitenin Sergio Ramos, Luka Modricin dhe Casemiron.

Be the first to comment

Leave a Reply