Leo Messi: Nuk tundohem për ta braktisur Barcelonën, s’mund të gjej më mirë se këtu

Lionel Messi e ka bërë shumë të qartë se e ardhmja e tij lidhet me Barcelonën dhe vetëm Barcelonën.

E po ashtu me Argjentinën, dhe askënd tjetër.

Në një intervistë për TyC Sports, ylli argjentinas ka shpjeguar se ai ndien se nuk mund të gjejë ndonjë vend më të mirë se Barcelona, të cilën e sheh si më të mirën në botë.

“Nuk jam i tunduar për ta braktisur Barcelonën. Nuk do të mund të gjeja një vend më të mirë për vete. Është ekipi më i mirë në botë. Çdo vit luftoj për të fituar gjithçka. Nuk kam nevojë të shkoj diku tjetër për t’u dëshmuar”, ka thënë Messi.

Për më tepër, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka thënë se nuk ka nevojë për ndryshime pasi Barcelona është qyteti më i mirë në botë, aty ku fëmijët e tij janë të lumtur dhe i kanë shokët.

“Barcelona është qyteti më i mirë në botë, fëmijët e mi janë të lumtur dhe i kanë të gjithë shokët këtu. Nuk ka nevojë për ndryshim. Argjentina dhe Barcelona janë dy dashuritë e mia”, shtoi ai.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply