3 gjigantët e Premierligës në garë për sulmuesin e Kosovës

Evertoni, Newcastle United dhe Huddersfield janë në kërkim të përfaqësuesit të Kosovës, Donis Avdijajt, raporton DailyMail.

Tabloidi britanik shkruan se Schalke është e gatshme ta shesë Avdijaj në verë për një shumë prej rreth 3 milionë euro.

Si adoleshent, mesfushori sulmues vlerësohej si një yll me të ardhme të ndritur nga akademia e klubit. Ai pritej t’i ndiqte hapat e Mesut Ozil dhe Julian Draxler.

Por, tani ai ka vetëm një vit kontratë me gjigantin gjerman. Avdijaj është i huazuar te Roda në Holandë që prej janarit, ku i ka shënuar tri gola në 11 paraqitje.

Avdijaj u lind në Osnabruck dhe ka luajtur për Gjermaninë në disa nivele deri në ekipin kombëtar U-19, para se përfundimisht ta zgjidhte ta përfaqësonte Kosovën në futbollin ndërkombëtar.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply