Gërxhaliu flet për ‘shahun me Vuçiqin’-Unë nuk di të luaj

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu ka hedhur poshtë raportimet në media se ai dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kishin luajtur shah në kohën e shërbimit ushtarak.

Gerxhaliu  ka thënë se disa portale kanë ra në lajthitje të shtrembërimit të lajmin duke u bazuar në intervista e Vuçiqit dhënë kohë më parë.

“Vuçiq ka thënë se ka luajtur shah me ushtarë shqiptarë, këtë e ka treguar kur ka qenë një takim zyrtar me të gjithë Kryetarët e Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, ku na ka pritur Ivanovi në Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri. Pra lajmi në mediat tona që unë kam luajtur shah me Aleksandër Vuçiq nuk është i vërtetë sepse unë nuk kam qenë ushtarë me të dhe për më tepër unë vet nuk di të luaj shah,” ka thënë Gërxhaliu.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se dikur vazhdimisht luante shah me shqiptarët. Duke folur në një intervistë për Klan Kosova, Vuçiq deklaroi se kundërshtarët më të fortë në shah i kishte shqiptarët.

“Gjatë shërbimit ushtarak duke kërkuar kundërshtarë në shah gjithmonë kam hasur në shqiptarë që kanë qenë të vetëmësuar apo kanë lozur me të vjetrit që lozin shah dhe ata kanë qenë gjithmonë kundërshtarët më të fuqishëm dhe këtë e kujtoj gjithmonë”, ka deklaruar Vuçiq. /indeksonline/

Be the first to comment

Leave a Reply