Shpërthen Luta: LDK-ja s’do me ni as për Hashimin, as Ramushin e as Fatmirin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti nuk do që t’ia dijë për Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn apo Fatmir Limajn, pasi që sipas tij, ata i kanë interesat e tyre.

Këto komente Haziri i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, kur po fliste për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“LDK nuk do me ni sot e 100 vjet e ardhshme as për Thaçin, as për Haradinajn, as për Limajn, sepse ata i kanë interesat e veta”, ka thënë Haziri në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Asnjë raport tjetër nuk e kemi”.

“Këta përfaqësojnë partitë dhe institucionet e tyre”.

“Zotëri Veseli e ka nëpërkëmbë marrëveshjen politike LDK-PDK dhe duhet t’i vuajë këto pasoja”.

“Ne duhet të lutemi, të pyetemi, dhe të përkëdhelemi politikisht për pjesëmarrje në këtë proces, sepse nuk e kemi asnjë interes për të marrë pjesë në këtë proces”, ka thënë Haziri, duke shtuar se atë duhet ta mbrojnë ata që thirren se marrin vendime të vështira”.

Be the first to comment

Leave a Reply