Fillon beteja në Jemen, paralajmërohet katastrofa njerëzore

Forcat pro-qeveritare të Jemenit, të mbështetura nga Arabia Saudite kanë filluar sulmet në qytetin e portit e mbajtur nga luftëtarët rebelë.

Qyteti bregdetar i Hudaydahit është kanali kryesor në furnizimin me ushqim për jemenasit. Agjencitë ndërkombëtare kanë paralajmëruar për një katastrofë njerëzore.

Rreth 8 milionë njerëz janë në rrezik nga varfëria nëse i gjithë vendi kolapson në luftë, raportoi “BBC”, transmeton Persikopi.

Forcat pro-qeveritare kanë filluar sulmet pasi rebelët Houthi të mbështetura nga Irani kanë injoruar tërheqjen në një afat deri në ora 21:00 të së martes.

Kjo është hera e parë që koalicioni i kryesuar nga sauditët i shteteve kryesisht të Gjirit është përpjekur të kapë një qytet të madh të mbrojtur mirë në Jemen.

Konflikti kishte filluar në vitin 2014, kur Houthi dhe forcat aleate ishin ndeshur për pjesën veri-perëndimore të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin, Sanaa

Be the first to comment

Leave a Reply