Shpallja që ka trazuar serbët: Një vend pune në Gjermani me 5200 euro pagë – por mund të humbni kokën!

Shpalljet për vende pune, sidomos për në vendet e huaja tërheqin vëmendjen e qytetarëve, kryesisht kur bëhet fjalë për qytetarët e vendeve me ekonomi jo shumë të zhvilluar, siç mund të jetë edhe Serbia.

Dhe një shpallje e tillë, e cila thuhet se ka “trazuar serbët”, është një shpallje e cila thuhet se ka të bëjë me ofrimin e vendeve të lira – me pagë goxha të majme.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një shpallje përmes së cilës kërkohen 30 vozitës kamioni në Gjermani.

Madje, gjithmonë sipas shpalljes, bëhet fjalë për vende pune, për të cilat pagesa mujore arrin deri në 5200 euro.

Gjithashtu thuhet se kompania që kërkon këta punëtorë është një kompani transportuese e cila do tu ofrojë atyre punësim të përhershëm.

Megjithatë, edhe pse punëdhënësi i aplikacionit është i regjistruar në KOD 95, kjo nuk do të thotë që vetëm shtetasit e Shteteve Anëtare të BE-së mund të aplikojnë për këtë punë. Përkundrazi, thirrja është e hapur për të gjithë.

Sipas përshkrimit, shkruajnë tutje mediat serbe, njohja e gjuhës angleze dhe gjermane, si dhe eksperienca e punës së shoferit është e nevojshme.

Por çfarë e prish entuziazmin e të interesuarve është fakti se nëse do të kishin fatin të fitonin një vend të tillë pune, ata do të duhej të transportonin mallrat gjermane në vendin ende të trazuar, Irak.

Kjo pasi që situata në Irak është shumë e paqëndrueshme, ka bombardime të shpeshta dhe një luftë kurde në veri të vendit.

Shpërthimi i fundit që tronditi kryeqytetin e Irakut ndodhi javën e kaluar dhe tetë vetë u vranë dhe 27 u plagosën.

Be the first to comment

Leave a Reply